Alvin nuk është i vetmi, fati i trishtë i 51 fëmijëve shqiptarë të izoluar në kampin e Sirisë

Historia e Alvinit, fëmijës shqiptar që ka mbetur i izoluar në një kamp sirian, ka rizgjuar përgjatë ditëve të fundit një fenomen mjaft shqetësues.

Alvi nuk është i vetmi fëmijë që po vuan pasojat e veprimeve të prindërve. Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur brenda territorit sirian.

Në 2014, në Siri u vra Shkëlzen Dumani, një shqiptar nga Peshkopia, ndërkohë që mbetën në kamp fëmijët e tij Eva dhe Endri Dumani, asokohe 8 dhe 9 vjeç. Dumani kishte disa muaj që ishte në Siri dhe luftonte me xhihadistët. Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Assad.

Një vit pas Dumanit do të ekzekutohej në Siri një tjetër shqiptar. I radhës, Ervin Hasanaj, u vra nga organizata ekstremiste islamike e Shtetit Islam, ISIS. Ai ishte larguar drejt Sirisë që prej vitit 2013 së bashku me familjen e tij. Pas vdekjes së Hasanjat, familja e tij u mbaj peng në Siri. Ai la pas dy vajzat e tij të mitura Fatime dhe Esma Hasanajn, 4 dhe 2 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...