Zhduket 11 vjeçari që mbahej në kampet e ISIS, babai: Do nisem drejt Sirisë

11-vjeçari, Alvin Berisha, i cili mbahet i izoluar në kampet e ISIS në Siri ka humbur gjurmët. Lajmi është bërë i ditur nga babai i tij, i cili shprehet se mbrëmjen e sotme ka mësuar se i biri nuk gjendet me në kampin e “Al Holit”.

Babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha ka thënë për “ABC Neës” se kontaktin e fundit më të birin e ka patur ditën që është ndarë prej tij, pasi nuk e ka nxjerrë dot nga kampi, me 25 shtator.

Babai i të miturit në gjendje të rënduar emocionale është shprehur se do të niset vetë drejtë Sirisë për të kërkuar të kërkuar të birin.

Afrim Berisha tha se i ishte premtuar ndihmë nga shteti italian për ta tërhequr të birin së bashku me anëtarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre.

Babai i 11-vjeçarit ka thënë se djali i tij ishte i vetëm në kamp dhe se mbajen në sektorin e fëmijëve jetim. I mituri u dërgua në Siri nga nëna e tij, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për 11-vjeçarin.

Lidhur më këtë rast, reagoi me herët dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se qeveria ka një plan veprimi së bashku me partnerët e Shqipërisë që të mund të tërheqin djalin nga kampi ku ndodhet.

“Unë nuk e kam ndjekur, por më ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është një çështje vullneti nga ana jonë apo e ambasadorit. Kjo është e pavërtetë. E vërteta është se prej disa kohësh unë kam nxjerr një urdhër, të cilin nuk mund ta ndaj për publikun, lidhur me personat që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës terroriste të ISIS.

Shqetësimi ynë ka qenë i lidhur me nevojën për të aksesuar në këto kampe ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim edhe me partnerët amerikanë, ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Disponojmë të dhëna mbi identitetin e shumë personave, por e përsëris, janë të dhëna shumë sensitive. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë sepse i gjithë procesi është tejet i komplikuar.

Kemi një plan të tërë veprimi të rakorduar me partnerët tanë kryesorë, ka një sërë grupesh të përfshira në këtë proces. Dua t’iu them të gjithëve se po të ishte një çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vende të tjera do të kishin tërhequr individët. Kam komunikuar edhe me babanë e djalit dhe i kam sqaruar se kjo çështje nuk varet nga ne”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...