Pas dy muajsh ankthi, vogëlushi shqiptar dëgjon për herë të parë në jetë zërin e prindërve

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka rikthyer historinë e Rubinit të vogël, vogëlushit që u operua disa javë më parë pasi shqiptarët grumbulluan paratë për operacionin e tij.

 

Ekipi i mjekëve austriak i vendosi vogëlushit implantin koklear. Pas operacionit mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Rubini të shërohej.

 

Rubini për herë të parë në jetë ka dëgjuar tingujt e parë muaj më parë dhe ka reaguar mirë. Mjeku u ka thënë prindërve se reagimi i tij ishte i mirë dhe se së shpejti do të rehabilitohet.

 

Gjithashtu prindërit kanë treguar devotshmëri dhe vullnet.

 

Dy muaj pas operimit stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” takoi sërish Rubinin dhe prindërit e tij.

 

E ëma e Rubinit tha se pas operacionit kanë përpjekjet qenë intensive. Prova e dëgjimit shkoi për mrekulli u shpreh ajo e emocionuar.

 

E ëma: ta krahasosh para operacionit është mrekulli sot, si dita me natën, ai kthehet pasi dëgjon zhurma në shtëpi, kur ndezim televizorin përsëri reagon dhe kthen kokën. Mjeku na tha gradualisht se katër muaj janë operim, katër muaj është “bebe”. Inteligjencën e ka për moshën e tij por dëgjimin e ka si 4 muajsh. Jemi shumë të lumtur na ka bekuar Zoti. Nuk kam fjalë, nuk di si ta shpreh. Qofshin bekuar njerëzit që na ndihmuan, Elvisi që e mori përsipër si rast.

 

“Po ecim shumë mirë, tani jemi 40% do të shkojmë deri tek 80%. Pas 9 muajve do të jemi shumë më mirë. Ai do të flasë, faleminderit Zotin dhe fondacionin ‘Firdeus’. Për çdo lëvizje që ai bën është mrekulli”, tha i ati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...