Moderatorja shqiptare deklaron largimin nga emisioni më i dashur për publikun

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Ola Bruko nuk do të prezantojë më emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Mbrëmjen e djeshme publiku vuri re se Ola mungonte në puntatën e parë të emisionit i cili u drejtua vetëm nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

Pas mesazheve të shumta që ka marrë, Ola ka reaguar me një status në rrjete sociale ku deklaron se është larguar, por nuk ka qenë vendimi i saj.

“Mirëmbrëma te gjithëve! Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi!

Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo! Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”, shkruan Ola Bruko.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...