Milaim Zeka ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, së bashku me bashkëshorten e tij Edlira Qefalija. Çifti u bënë pjesë e lojërave të ndryshme, por momenti më interesant ishte kur ata i bënë pyetje njëri-tjetrit, pyetje të cilat ishin të përgatitura nga Luana dhe stafi i saj.
“Cila është fantazia jote më e çmendur?”, ishte pyetja që i drejtoi Milaimi bashkëshortes. “Në raport me ty?”, e pyeti Edlira Milaimin. “Jo, me Luanën”, u përgjigj ai duke shkaktuar shumë të qeshura.
“Të të qeth kokën zero”, u përgjigj Edlira duke qeshur.