Në një Udhëzim, të nxjerrë për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara
dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka saktësuar se si mund të kërkohet leja për xhama të zinj në makina, ose për të errësuar xhamat që nuk janë të zinj.
Është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organi i miratimit dhe i certifikimit të xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, theksohet në Udhëzim. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor miraton dhe certifikon xhamat e errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi,
për përdorimin e tyre në autovetura, në zbatim të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit nr. 153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe direktivës 2007/46/KE, datë 5.9.2007 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit.