Sëfundmi po qarkullojnë kudo zërat se marrëdhënia mes Kejvina Kthellës dhe Einxhel Shkirës nuk është asapk e mirë.
Ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në një emision kompetitiv, ku Kthella arriti të rrëmbente kupën, duke lënë kështu pas konkurrentët e tjerë, përfshirë edhe Einxhelin.
Rreth tre ditë më parë, në orët e mbrëmjes, pranë Liqenit të Thatë të Tiranës ka ndodhur një sherr midis tre vajzave të njohura të ekranit shqiptar. E përfshirë në sherr ka qenë edhe Oriola Marashi, e cila ka mbrojtur miken e saj, Kejvinën.
Sipas “Iconstyle”, Kejvina dhe Oriola kanë debatuar fillimisht me Einxhelin e më pas janë përleshur fizikisht. Gjithë ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Einxhelit.
Pas prëleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.
Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance with Me”.