Merkel: Dëshpëruese, iu kthye shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje për vendimin negativ të dalë nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel theksoi se tre vendet si: Franca, Holanda dhe Danikmarka janë shumë të prera në qëndrimin e tyre.

“Kur diskutuam hapjen e negociatave, fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me veshtiresi dhe Maqedoninë e Veriut.

Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje.

Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje.

Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë.

Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”,- tha Merkel.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...