Historia prekëse e Alvinit që mbahet larg familjes, të afërmit thirrje shtetit: Na ndihmoni, bashkojeni me motrat

398

Një histori e dhimbshme dhe prekëse ishte ajo e babit shqiptar i cili pas 5 vitesh u takua me djalin e tij 11-vjeçar. Nëna e 11-vjeçarit u largua nga familja bashkë me të për tu bërë pjesë e ISIS para 5 viteve. Ajo gjeti vd/ekjen nga bombardimet, ndërsa fëmija i quajtur Alvin Berisha fatmirësisht shpëtoi, por mbeti në kamp.

- PUBLICITET -

I ati, Afrim Berisha, nuk i ndaloi kurrë përpjekjet për gjetjen e të miturit dhe falë emisionit italian “Le Iene” babai arriti të takojë dhe përqafojë birin e tij.

Mirëpo vetëm kaq mund të bënte emisioni italian, pasi babi shqiptar nuk mund ta marrë dot fëmijën sërish pranë vetes. E vetmja mënyrë që fëmija të bashkohet me familjen është prezenca e një diplomati shqiptar. Sigurisht që “Le Iene” bëri të pamundurën edhe për këtë, por u bërball me arrogancën dhe pagatishmërinë e ambasadës shqiptare në Turqi.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, pasi premtoi se do të ndihmonte emisionin për marrjen e fëmijës disa ditë më vonë nuk dënjoi të hapte as telefonin. Një sjellje aspak profesionale dhe antikombëtare nga ana e ambasadorit ku çdo shqiptar pret mbështetje nga ai dhe jo përbuzje.

Shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Itali por jo vetëm, të prekur nga kjo histori kanë reaguar duke i bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë për ribashkimin e fëmijës 11-vjeçar me familjen e tij.

Të afërm të babit Afrim Berisha kanë folur, ku të prekur dhe të zhgenjer nga ndihma e pakët bëjnë thirrje që ky rast të trajtohet nga shtetit shqiptar për të mundësuar ribashkimin e shpejtë të familjes.

Ata shprehen se mjafton që një diplomat shqiptar të paraqitet në kampin e një nga shoqatave të Kryqit të Kuq në Siri për të marrë Alvinin e vogël, por politikanët shqiptarë nuk po bëjnë asnjë përpjekje.

Është për të ardhur keq që shteti dhe trupa diplomatike shqiptare janë kaq të pafuqishëm për të shpëtuar një fëmijë të pafajshëm 11-vjeçar.

Një e afërme shkruan:

Pershendetje. Babai i atij djali 11 vjecar Alvin Berisha esht xhaxhai im Afrim Berisha . Ky baba ka ber te pamunduren te gjente djalin e ti gjat gjith kesaj kohe edhe pse cdo informacion qe i vinte ishte se Alvini i vogel kishte vd/ekur nga bombardimet . Fatmirsisht perpjekjet ,shpresa dhe zoti ben qe Alvini te gjendej dhe te ishte shendosh e mir . Alvin ndodhet ne nje nga shoqatat e Kryqit te Kuq ne Siri . Askush nuk po e ndihmon qe ai te mar djalin e tij . Keta plehra politikan te shtetit shqipetar nuk bejn as perpjekjen me te vogel per ta ndihmur .

Me vjen shum keq dhe shpresoj te gjendet nje zgjidhje dhe zoti ti bashkoj sa me shpejt”

Një i afërm tjetër tregon se Afrim Berisha ndodhet në Itali pranë vajzave të tij më shpresën se dikush do t’i ndihmojë. Ai shprehet se ndihma duhet të vijë nga shteti shqiptar pasi Alvini është me nënshtetësi shqiptare pavarësisht se ka lindur në Itali. Thirrja e babit të Alvinit është që ta bashkojë atë me motrat e tij.

I afërmi tjetër shprehet:

Shteti Shqipetar nuk ka ber as 1 levizje. Alvin ka nenshtetsin Shqiptare edhe pse ka lindur ne itali. Afrimi ndodhet në Itali pranë vajzave te tij. Thirrja e tij është qe te nderhyjë shteti Shqipetar me mar Alvinin me e rikthye ne shtepi te motrat. Mos ta lejn aty pa ber as i gje.”

- PUBLICITET -