Fshati shqiptar që po shuhet/ Nga 2 pleq në shtëpi e as 10 fëmijë në klasë

Fshatrat shqiptare duket se gjithmonë e më shumë po ngelin bosh. Banorët po largohen për të ardhme më të mirë, ndërsa të vetmit që ngelin në ta duket të jenë më të moshuarit. I tillë është edhe Shishtaveci, fshati më skajor në Kukës.

 

Siç kanë treguar banorët ky fshat po braktiset dalë-ngadalë. Në çdo shtëpi, në më të shumtën e fshatit, jetojnë vetëm nga dy pleq, të moshuar në banesë.

 

Si pasojë e largimit të rinisë, është ulur numri i lindjeve, çka ka sjellë edhe probleme në shkollë. Në klasa nuk gjen më shumë se 10 nxënës. është pikërisht emigrimi që i ka detyruar fëmijët të lënë shkollën për një të ardhme më të mirë.

 

Ata pak të moshuar që gjen në qendër të fshatit, të cilët takohen me njëri-tjetrin, shprehen:

 

Ky vend me mërgim është marrë edhe në kohë të hershme. Kujt do t’i ankohesh për punë. Kush ka pas mundësi ka shkuar .Gjysmën e fshatit nga dy veta i gjen mos me të thënë dhe më shumë. Rrinë rinia këtu. Të gjithë duan të shpenzojnë po ku t’i gjejnë paret. Kanë ikur më tepër se gjysma. Ne pleqtë shëtisim andej këtej. Ku të shkojmë. Nuk kemi mundësi jo”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...