Momenti që po bën xhiron e botës/ Babai autik derdh lot gëzimi në dasmën e së bijës

Krenaria kur e sheh të bijën tashmë të rritur e të lumtur është e ëmbël pasi i vjen në mëndje kujtimi ende i gjallë kur ajo ishte një vajzë e vogël.

 

Për një familje nga Brighton, ky moment ishte i paharrueshëm.

 

Hayley Elliott e kishte ditur gjithmonë se babai i saj, Martin ishte “ndryshe”. Megjithatë, ajo nuk e kuptoi plotësisht pse-në, deri kur ai u diagnostikua me autizëm, pesë vite më parë.

 

Para kësaj diagnoze, Martin ishte diagnostifikuar gabimisht me skizofreni, gjë që do të thotë se nuk merrte ndihmën e nevojshme për shumicën e jetës së tij.

 

Fatkeqësisht, ky rast nuk është aq i zakonshëm sa mund të mendoni. Diagnostifikimi i gabuar dhe diagnoza e vonë është një predispozicion i zakonshëm për ata që janë në spektrin autik, me simptoma që manifestohen ndryshe nga personi në person.

 

Një diagnozë e shpejtë mund ta ndihmojë një individ ta kuptojë veten më mirë. Mund të duhen vite për ta kuptuar se dikush është autik, pasi disa persona nuk i shfaqin këto shenja fare.

 

Pavarësisht se është një person i kujdesshëm dhe zemërgjerë, Martini më parë ka patur probleme të tregojë ndjenjat e tij, të tregojë anën e tij emocionale.

 

Sidoqoftë, fotografi i dasmës së Hayleyt arriti të kapte një foto bardh e zi para vallëzimit të saj me Martinin, i cili është fiksuar duke fshirë një lot gëzimi.

 

Hayley rrallë e kishte parë të atin të shprehte një emocion të tillë.

 

Duke e ndarë foton në Facebook, fotografia u shpërnda shpejt nga mijëra njerëz dhe Hayley mbeti e “befasuar” nga fakti se sa gjerësisht kishte ndikuar fotoja tek njerëzit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...