Ilaçi natyral me hudhër, uthull molle dhe mjaltë

Kombinimi i hudhrës, mjaltit dhe uthullës së mollës është jashtëzakonisht efektiv për probleme të shumta shëndetësore dhe sëmundje të ndryshme.

Ky ilaç natyral përdoret për trajtimin e ftohjes, infeksioneve, tensionit të lartë, astmën, artritit apo edhe kancerin.

Ky kombinim është i fuqishëm dhe efektiv në uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Është treguar se pacientët të cilët kanë përdorur këtë lloj ilaçi natyral, kanë arritur të kapërcejnë pasojat e kancerit dhe në disa raste edhe e kanë shëruar atë plotësisht.Ky kombinim duhet të konsumohet në mëngjes me stomakun bosh, dhe pas dy javësh do të jeni në gjendje të evidentoni efektet.

Përbërësit:

1 filxhan uthull molle.
10 thelpi hudhër.
1 filxhan mjaltë.

Përgatitja:
Vendosini përbërësit në një blender dhe lërini të përgatiten për rreth 60 deri në 90 sekonda, derisa ju të merrni një përzierje homogjene.

Transferojeni përzierjen në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer.

Koha e rekomanduar për të konsumuar këtë ilaç është brenda pesë ditëve, sepse pas kësaj periudhe fuqia shëruese reduktohet.

Ky ilaç ,mund të konsumohet në disa mënyra, por këshillohet të kosnumohet 2 lugë gjelle në mëngjes me stomakun bosh. Sipas dëshirës, ju mund ta shtoni atë edhe në një gotë me ujë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...