Moderatori rrëfen raportin me të motrën: “Bëri sikur s’më njohu, se i erdhi turp”

Arbër Çepani u bë i njohur për publikun shqiptar në sajë të reality show-t më të madh në vend ‘Big Brother’. Moderatori ka qenë ditën e sotme i ftuar në ‘Top Channel’ në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’, bashkë me motrën e tij Edlira.

 

Ata kanë folur mbi raportin vëlla-motër. Të pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, dyshja kanë rrëfyer se raporti i tyre ka qenë si ai i Tomit dhe Jerry-t, pra grindje të shumta. Ata treguan edhe një situatë mjaft komike.

 

“Kemi jetuar jashtë, une isha si majmuni qe hidhet nga pema në pemë. Kisha një kanatjere vrima vrima. Kur motra ime po kthehej nga shkolla me shokët, më pa me atë kanatjere e bëri sikur nuk më njohu. I erdhi turp”,-tha Arbri mes të qeshurash.

 

Ndërkohë që e motra u shpreh: “Më tha një shok, qenka sikur e paskan pushkatuar.” Dhe natyrisht në sallë shpërthyen të qeshura pafund.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...