Kush është 17-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në aksidentin në Amerikë?!

Një adoleshent shqiptar së bashku me shoqen e tij kanë ndërruar jetë ditën e djeshme në New York, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

 

Mësohet se adoleshenti shqiptar është 17-vjeçari Altin Nezaj dhe shoqja e tij 15-vjeçarja Saniha Cecik.

 

Dy adoleshentët po udhëtonin me makinën e kushërirës së Cekic, Aisha Radoncic, e cila ishte drejtuese e mjetit në momentit e aksidentit me një mjet tjetër.

 

17-vjeçarja Aisha Radoncic mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka pësuar lëndime.

 

Një dëshmitar i cili jeton afër vendit ku ka ndodhur aksidenti është shprehur: “Ne kemi lajmëruar zjarrëfikësit dhe jemi përpjekur të shuajmë zjarrin sepse kemi dëgjuar për vajzën, e cila bërtiste tmerrësisht. Në momentin që ne hapëm derën, pamë personin që ishte mbrapa. Lavdi Zotit zjarrëfiksja erdhi dhe fillloi të shuante flakët, të them të vërtetën m’u duk një kohë e gjatë. Flakët vazhdonin të përhapeshin”,-tha ai.

 

17-vjeçari Nezaj ishte kthyer në një yll futbolli, në shkollën e mesme “Pearl River” dhe miqtë shprehen se ai kishte një shpirt të bukur.

 

Sipas mediave amerikane autoritet janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...