Hidhini ilaçet/ Mjeku i njohur zbulon kurën me shalqi dhe atë të mustaqeve të misrit, që luftojnë një ndër sëmundjet më të përhapura

Mënyra jonë e të ushqyerit ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Një ndër sëmundjet që varet nga mënyra se si ne ushqehemi është edhe ajo e veshkave, e cila kohët e fundit po përhapet në masë.

 

Mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetës kanë impakt direkt në funksionin e tyre prandaj rekomandohet që të ndiqet një dietë e shëndetshme, e cila në përbërjen e saj ka edhe çajrat bimorë.

 

Agronomi Zef Gjeta thotë në “Rreze Dielli” se një grup bimësh janë shumë efikase në zvogëlimin e problemeve te veshkët. Krahas frutave të tilla si shalqi, Gjeta thotë se çajrat që përftohen nga bimët janë një kurë e mirë alternative për të kuruar sëmundjet dhe gurët në veshka, duke eleminuar kështu ilaçet e panevojshme.

 

“Majdanozi është një nga ato bimët shumë të mira që ne e përdorim rrallë, por duhet ta përdorim më tepër. Ne kur përdorim lëng frutash, duhet t’i hedhim dhe perime, majdanoz, spinaq. Majdanozi na ndihmon në përmirësim të klimës së veshkëve e rrugëve urinare. Ka receta të ndryshme me të, e përdorim me limon, mjaltë etj.

 

Xhinxheri është një tjetër produkt që njerëzit i sikletos, por është shumë e mirë për t’u përdorur si çaj për veshkët. Kemi në Shqipëri dëllinja të kuqe dhe të zeza. Është shumë e njohur, mblidhet dhe eksportohet. Si çaj është shumë i mirë dhe efikas për kurimin e gurëve në veshka”, thotë Gjeta.

 

Por Gjeta ‘zbulon’ edhe një tjetër çaj që lufton sëmundjet e veshkëve. Ai thotë se çaji i mustaqeve të misrit është shumë efikas.

 

Nëse vuani nga sëmundjet e veshkëve, përdorimi në dietën tuaj i qershisë mjedrës dhe çajit apo kombinimet e çajrave që përftohet nga to janë po ashtu të këshillueshëm

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...