NËNA HUMB NDJENJAT KUR NË DERË I TROKET DJALI QË KISHTE VARROSUR

Antonina Mikhailovna, një grua 62-vjeçare në Rusi, kishte raportuar në polici zhdukjen e të birit 43-vjeçar, Konstantinit, një javë pasi nuk kishte dëgjuar më asgjë prej tij dhe askush nuk e dinte ku ndodhej.

Policia e mori në telefon pas pak ditësh dhe i thanë se kishin gjetur trupin e një burri që mendonin se ishte djali i saj.

Nëna e kishte identifikuar kufomën si Konstantinin, dhe gruaja e djalit, e cila jetonte veç prej kohësh, pasi ishin ndarë, organizoi funeralin dhe procesin e djegies së trupit.
Por katër muaj më vonë, Antonina dëgjoi një trokitje në derë. Ajo e hapi dhe ra në tokë nga tronditja kur pa djalin e saj, Konstantinin.

Djali, i cili punonte në një bazë të marinës ushtarake, i tha nënës se kishte vendosur të shëkputej për disa kohë nga jeta që kishte, që të kthjellonte mendimet e të gjente kuptimin që kishte vetja e tij në jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...