Dritan Haxholli, mbetur viktimë në ngjarjen e Kavajës dhe Bledar Toçi mbetur i plagosur, me siguri janë njohur më herët me njëri-tjetrin.
Një foto e siguruar nga JOQ, vërteton këtë fakt që dy personazhet kanë pasur njohje më të vjetër se ajo natë në shtëpinë e Marsida Qatja.
Në foton e siguruar nga JOQ, dallohen Dritan Hoxhalli dhe Bledar Toçi duke pirë me njëri-tjetrin dhe duke ekspozuar armët.
Një foto që mund të ndryshojë të gjithë variantin e ngjarjes së deklaruar deri më tani nga Marsida Qatja dhe personat që atë natë ishin në banesën e saj.
Dritan Haxholli ishte një person në kërkim nga policia, ndërkohë që nuk dihet se në ç’rrethana ka dalë në foto me armë me viktimën e tij.