Tifozeri me kushte, Turqia nuk dorëzohet, ndalon “Autochtonus”

Turqi-Shqipëri është një sfidë e cila ka nisur të luhet 24 orë përpara orarit zyrtare, një ndeshje e cila po përjetohet shumë në Stamboll ku stadiumi “Sukru Saracoglu” do të jetë me kapacitet të plotë, 50, 509 tifozë. Shqipëria me sa duket tremb jo pak

Turqinë teksa Federata Turke e Futbollit po bën gjithçka është e mundur për të zbehur sa më shumë tifozerinë kuqezi, e cila do të ketë në dispozicion për këtë sfidë 2500 bileta. Pavarësisht insistim

të vazhdueshëm nga FSHF, homologët e tyre i kanë qëndruar strikt rregullave të UEFA-s duke vendos kushte për tifozët shqiptar.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar tifozët për gjërat që nuk lejohen në stadium pasi sipas FSHF-ës, Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium:

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me

imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus., lexohet ndër të tjera në postimin e FSHF-ës
(BalkanWeb)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...