Dita vjen me dritë në kraharorin e një nëne, shpërthen në miliona vezullime në sytë e saj

Dita vjen me dritë në krahët e një nëne. Behin sfiduese ato kraharor në përpjekjen e tyre për ta ndjerë rrahjet e zemrave dhe ritmin e jetës, për ta përshkuar në një pulitje krejt gjithësinë e galaktikës në një çast të vetëm, në një puthje, në një vështrim, në një shkujdesje.

Dita vjen me dritë të hyjshme në kraharorin e një nëne dhe shpërthen duke u shndërruar në miliona vezullime në sytë e saj, kur vetë shenjtëria e jetës, bekimi i frutit të saj e ledh me sytë plot qiej dhe e vesh me rrezatimin plot buzëqeshje.

Dita vjen me dritë në këtë çast, në atë që vetëm një nënë e ndjen, zemra e saj e mat dhe shpirti i mirësisë së botës e kthën në altar ku përulja më e përkorë lartësohet në besim te mrekullitë, më të cilat ne shpërblehemi.

Dita vjen me dritë për ty nënë, për ty grua, për ty heroinë e luftës për ta merituar hyjninë brenda vetes dhe në atë që është themeli i motivimit tënd, fëmija.

Beso se ti po mban në duar veten tënde më të vlertë, ti po jeton ëndrën tënde më të bukur, ti po shijon frytin më të magjishëm të bekimit në mirësi.

Dita vjen me dritë të larë në krojet e syve ku lahen bukuritë dhe bekohën magjitë e jetes, dita vjen në sytë dhe shpirtin tënd, nënë e ngadhënjimeve.

Dita, tu bëftë dritë ty; grua, nënë, shenjtnesh e asaj që ka mbetur e shtrenjtë në ty, sot e përgjithmonë…
Amen!

Albert Vataj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...