Pse Rama më shpesh shkon në Beograd se sa në Prishtinë?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të shkojnë në vizitë zyrtare në Serbi. Ata atje do takohen me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiçin.

Disa thonë se ky takim ka të bëjë me hapjen e kufijve mes këtyre tre vendeve dhe për krijimin e një ‘shengeni’ ballkanik, e të tjerët pohojnë se nëpërmjet takimeve të këtilla, Serbia dëshiron ta bëje më të dukshëm rolin e saj udhëheqës në këtë pjesë të Ballkanit, e për çka e ndihmojnë miqtë e tij Rama dhe Zaevi.

Në ndërkohë nuk mungojnë as spekulimet se kjo treshe ka ambicie ta ringjallë ‘Federatën e re Jugosllave’, por tani me Shqipërinë brenda saj. Apo se nëpërmjet këtyre takimeve, kryeministrat e këtyre tre vendeve e ndihmojnë njëri tjetrin për t’u treguar para botës si strategë rajonal, të cilët e stabilizojnë Ballkanin.

Cilido qoftë qëllimi i takimit të tre miqve të vjetër, mbetet e vërteta se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më shpesh shkon në vizitë në Beograd te Vuçiçi se sa në Prishtinë. Si dhe e vërteta tjetër se për dallim nga kryeministrat e Kosovës me të cilët shpesh ka hatërmbetje, e madje edhe ndërprerje të komunikimit me ta, kurrë nuk ka ndodhur që t’i prish marrëdhëniet me mikun e tij të të njëjti gjak politik, Vuçiçin.

Ku ta dish, mbase Edi Ramës Beogradi i nevojitet më shumë se Prishtina. Sepse me miqësinë ndaj Vuçiçit ai i tregohet botës sa mendjehapur dhe sa bashkëpunues është me fqinjët, ndërkaq afërsia me Prishtinën nuk ia pasuron me asgjë paradën mediatik të cilën ai dëshiron t’ia përcjell botës. E që tregon se për Ramën fare nuk ka rëndësi se ç’mendojnë shqiptarët për të, por se e ka shumë të rëndësishme ç’thonë të huajt për të.

Prandaj mund të thuhet se edhe ky takim i Ramës me Vuçiçin nuk ka për qëllim asgjë tjetër përpos pasurimin e spektaklit të tij mediatik, të cilin duhet pranuar, Rama dinë ta mirëmbajë si rrallëkush tjetër. Më fund kur bëhet fjalë për Kryeministrin e Shqipërisë, ai qëmoti ka dëshmuar se është e mira e fqinjëve, por e keqja e shqiptarisë. Dhe se çdo veprim të vetin ia ka përkushtuar asaj që ta mbulojë atë që në të vërtet është.

Pra edhe kjo vizitë e Ramës në Serbi dhe takimi i tij me Vuçiçin do matet vetëm nëpërmjet asaj sa emisione debative do prodhojë në Tiranë. Dhe sa do ia del që Ramën e vërtetë ta tregojë rrejshëm të atillë siç do e pëlqenin të huajt.

/sakte.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...