Nuk është aspak çudi. Ndodh shumë shpesh që vajzat e famshme të zgjedhin të njëjtat veshje. Epo, kjo situatë ju ka ndodhur Xhensilës dhe Arbanës. Fatmirësisht jo me gjithë veshjen në total, por tek këpucët dhe rripi.
Me siguri vajzat kur janë takuar së bashku në premierën e filmit “Gjyshja” i kanë thënë njëra-tjetrës “Çfarë rastësie”, edhe pse nuk do jenë ndjerë fort mirë që kanë zgjedhur të njëjtat këpucë.
Por, fundja ku qëndron problemi, kur janë të bukura dhe në modë? Dyshja e vajzave kanë zgjedhur këpucët e Dior që kushtojnë plot 890 dollarë. Nuk mbaron me kaq! Edhe rripi nga Dior, që kushton dhe ai 630 dollarë ka qenë zgjedhja e njëjtë e vajzave. Nuk kanë faj, si rripi po ashtu edhe këpucët janë në modë dhe të gjitha vajzat do të donin t’i kishin. Thjesht vajzat mbase kur e kanë parë njëra-tjetrën kanë bërë shaka me këtë fakt, që bie menjëherë në sy sapo i shikon veshjet e tyre.