U shua së bashku me të bijën në një gropë me ujë, 35-vjeçarja lë pas tre fëmijë jetimë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Alarup të Pogradecit, ku nënë e bijë humbën jetën tragjikisht, pasi u mbytën në një gropë të mbushur me ujë.

Vajza 10-vjeçare, E.M., ra aks.identalisht në gropë, ndërsa nëna e saj 35-vjeçare, Liri Mazelli hyri brenda për ta shpëtuar, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk mundi dot të dalë e gjallë.

Mësohet se 35-vjeçarja ishte nënë e katër fëmijëve dhe në momentin kur vajza e saj u rrëzua, ishte duke punuar tokën që ndodhej pranë gropës me ujë.

Trupat e viktimave u nxorën nga banorët e fshatit, ndërkohë do të jetë rezultati i ekspertizës mjekoligjore që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të tragjedisë.

Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe banorët e fshatit dhe opinionin publik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksi.dentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe. Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht u raportua se viktimat u mbytën në rezervuar, por sipas informacioneve më të fundit, ato janë mbytur në një gropë me ujë pranë rezervuart.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME