Në puntatën e djeshme, Roza Lati nuk hezitoi të puthte gazetarin Ronaldo Sharka, i cili po e komplimentonte si një fans i vërtetë.
Ronaldo Sharka: Para se ta mbyll se me kaq tërmete vërdallë, mund të dalë e të vdes, ku i dihet. Një kompliment, jo për të bërë qejfin se i kam inat këto njerëzit lajkatarë që të marrin me të mira, por goca si ty i duhen më shumë showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Pa komplekse, me një super guxim. Të kam ndjekur që në fillim, lija punët për të të parë.
Roza Lati: O zot është një fans i vërtetë.
Pas kësaj, moderatorja e puthi dhe Ronaldo tregoi se ishte totalisht pa skenar. Në sezonet e kaluara, moderatorja Lati ka shkëmbyer puthje me reperin Fero.