Ja pse nuk duhet te flini me foshnjen tuaj ne nje krevat. Lexoni historine e trishte te bebes 3 javshe

Një foshnjë trejavëshe ka ndërruar je/të pas një incidenti që ndodhi gjatë natës ndërsa flinte me prindërit në krevat.

Nëna e vajzës u zgjua në mëngjes dhe kuptoi se foshnja nuk kishte shenja je.të ndërsa fytyrën e kishte pas shpinës të së atit.

Ajo e mori vesh për gjendjen e së bijës rreth orës 7.30, mëngjesin e 27 shtatorit në vitin 2016 ndërsa detajet janë thënë gjatë një seance gjyqi të mbajtur së fundmi.

Pasi thirrën ambulancën, fëmija u transportua me urgjencë për në spital ku mjekët konstatuan se nuk kishin më ç’të bënin për t’i shpëtuar jetën vogëlushes.

Sipas asaj që u dëgjua në gjykatë, babai i Lydia-s, Tom Coomer, i kishte dhënë qumësh me biberon rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe e kishte vënë në krevat mes tij dhe të shoqes. Më pas atë e kishte zënë gjumi.

Duke treguar për ngjarjen e rëndë, nëna e vajzës tha:

E ngrita dhe pashë që ishte e zbehtë. U përpoqa të zgjoja Tom-in dhe t’i thoja që po ia merrte frymën. Ai shkoi të kërkonte ndihmë unë e Lydia ishim në krevat.”
Besohet se gjatë natës, babai mund të jetë shtrirë mbi vajzën dhe kështu mund t’i ketë marrë edhe frymën.

Lidhur me këtë rast, mjeku patolog Roger Malcomson ka vënë në dukje rreziqet që vijnë nga fjetja me fëmijë të vegjël në një krevat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...