Të jesh mbipeshë është gjithmonë problem sidomos për femrat që supozohet që të ruajnë linjat trupore. Por jo të gjitha ja dalin që të kenë një trup perfekt.
Një grua në Uells nuk i duroi dot komentet nga miqtë e të dashurit të saj që diskutonin mes tyre se si ka mundësi që ai është i lidhur me një grua shumë të shëndoshë.
Për këtë arsye ajo vendosi që t’u mbyllte gojën të gjithëve pasi në një kohë shumë të shkurtër arriti të humbiste plot 63.5 kilogram.
Claire Williams 44- vjeç nga Uellsi, u martua me Matthew 50 vjeç në një ceremoni fantastike edhe pse fillimi për të kishte qenë një tmerr pasi ishte e detyruar të dëgjonte komente e miqve, në lidhje me peshën e saj.
Çifti u takua në vitin 2013 por pavarësisht se miqtë e Matthew e respektonin të dashurën e shokut të tyre, sërish pesha ishte një problem. Por këmbëngulja e saj bëri që të humbiste shumë peshë dhe në ditën e damës të gjithë mbetën të habitur.