Deputeti shqiptar kapet në video në njërën dorë timonin e makinës në tjetrën byrekun

212

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi vazhdon të habisë qytetarët me performancen e tij, si brenda dhe jashtë parlamentit.

 

Pas sherrit me kryeministrin Rama në Parlament, Gjuzi është filmuar teksa në drejtimin e automjetit kryen një veprim të çuditshëm.

 

Në adresën e Panorama Online “qytetari dixhital” ka dërguar videon ku deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzin teksa nget makinën me një dorë, me dorën tjetër është duke ngrënë byrek.

 

Nuk dihet se ku ka qenë destinacioni i Gjuzit në momentet kur është filmuar, por veprimi i tij në dukje bie ndesh me Kodin Rrugor, teksa është duke ngarë makinën dhe duke u shndërruar në rrezik për komunitetin.