SHKODËR, GARË BIÇIKLETASH SI HOMAZH PËR GILMAN BAKALLIN

Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta, ish pedagogu dhe ish deputeti Gilman Bakalli është përkujtuar me formën më të dashur për të, një gare me biçikleta kushtuar atij.

Iniciatore e trofuet “Gilman Bakalli 2019” është bashkëshortja e tij Irena Bakalli të cilës iu bashkuan disa miq të të ndjerit përmes garës me biçikleta mes të cilëve marrin pjesë edhe shumë vajza e djem të rinj. Sporti ishte një nga pasionet më të dashura q ëish deputeti Bakalli i kushtonte shumë kohë.

Kjo garë shprehet bashkëshortja e Gilman Bakallit është edhe për të promovuar shtigjet dhe vendet e bukura të pafundme që Shkodra ka.

Garuesit në trofeun “Gilman Bakalli 2019” ndjehen mirë që i janë bashkuar këtij aktiviteti që është shumë më tepër se sa thjeshtë një garë sportive.

Gara e trofeut “Gilman Bakalli 2019” po zhvillohet në itinerarin ura e Mesit-Vilzë-Rragam si një homazh për të ndjerin por edhe për të promovuar këtë sport jo edhe aq të përhapur në Shkodër. Gilman Bakalli lindi në vitin 1967 në një familje intelektualësh.

Pas arsimimit në Shqipëri, në Grac të Austrisë mori titullin doktor i filozofisë dhe vijoi jetën akademike si pedagog në universitetin e Shkodrës. Në 2005 u bë pjesë e Parlamentit si deputet i PD për Shkodrën por pas debateve në 2009 kandidoi i vetëm me partinë “Poli i Lirisë’.

Më 8 tetor 2016 u nda nga jeta për shkak të leuçemisë akute por duke lënë pas një shembull të intelektualit, qytetar të mirë dhe njeriut të lirë edhe pse i vetëm kundër të gjithëve arriti të lërë gjurmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...