Portieri i Partizanit u hodh nga kati i 6 sepse beri debat me partneren

Futbollisti 24-vjeçar Aldo Teqja është hedhur dje nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në mushkëri. Megjithëse sipas mjekëve, rreziku për jetën ka kaluar, mbetet gjithçka për t’u parë në orët e ardhshme si pasojë e dëmtimit në organet jetësore.

Ndërkohë, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, e cila degjeneroi deri në vetëflijimin e futbollistit.

Kështu, siç raporton Panorama, pas ndeshjes Partizani – Teuta, që u luajt dje në “Selman Stërmasi”, mësohet se futbollisti i Partizanit ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Mësohet se pas debatit, Teqja ka dalë nga makina dhe është ngjitur vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Ajo ka qenë edhe dëshmitarja e parë poshtë pallatit, kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...