Britanikët mund të përballen me dimrin më të ftohtë që ka qenë për 30 vitet e fundit.
Temperaturat mund të marrin një kthesë në gjysmën e dytë të muajit, nëse parashikimet afatgjata të meteorologëve janë të sakta, shkruan sot “The Sun”.
Sidoqoftë, ekspertët janë ende të ndarë në parashikimet e tyre pasi parashikimi afatgjatë sipas tyre është jashtëzakonisht i vështirë.
Sinoptikani James Madden tha: “Tetori deri tani ngjan si gjithmonë, por ekziston një shans i madh për ngrica dhe reshje dëbore që do të krijojnë atmosferën sikurse të ishim në nëntor”.
Rrymat e frohta tëajrit pritet të përfshijnë të gjithë Britaninë në muajt e ardhshëm.