Tradhëtoi burrin para dasmës, dashnori ja nxjerr të gjitha aktores

Ka bërë bujë deklarata e fundit e aktores Demi Moore e cila në librin e saj biografik “Inside out”, ka pranuar se ka tradhëtuar ish-partnerin e saj, muzikantin Freddy Moore një ditë para martesës së tyre. Demi tregoi se para se ata të martoheshin, ajo shkoi në banesën e një djali të cilin e kishte takuar gjatë xhirimeve të një filmi.

 

“Një natë para se ne të martoheshim, në vend që të merresha me premtimet e mia, telefonova një djalë që e kisha takuar në xhirimet e një filmi. U largova nga festa ime e beqarisë dhe shkova në banesën e tij. Pse e bëra?”, tregoi e penduar aktorja.

 

Njeriu misterioz me të cilin Demi kaloi natën para martesës, është Paul Carafotes dhe këtë e ka zbuluar vetë ai.

 

“Po, unë jam aktori të cilit i është referuar,” i tha 56-vjeçari “Radar online”. “Ne kemi pasur një aferë. Unë isha 21 vjecar, duke luajtur në filmin tim të dytë. Ajo ishte 18 vjeçare, dhe ky ishte filmi i saj i parë”, tha Paul duke treguar edhe detaje nga ajo natë.

 

“Unë i thashë asaj se jam lodhur dhe do të shkoj në shtrat, por ajo ishte këmbëngulëse. I thashë nëse dëshiron të vinte, unë do ta lija dritaren e kuzhinës time të hapur, por ajo do të duhet të ngjitej nga shkallët e zjarrit. Gjë tjetër që di, unë jam zgjuar – Demi po qëndron mbi mua me një shishe të Dom Pérignon duke thënë: “Le të festojmë!” Ajo ishte e egër”, tregoi Paul.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...