“Nuk flasim prej një muaji”, Agron Llakaj “bën për një lek” binjakët vlonjatë: Mos harrojnë…

Pas lajmit që qarkulloi disa ditë më parë për largimin e Romeo dhe Donald Veshaj nga Al Pazar, flet për herë të parë Agron Llakaj.

 

Ai u shpreh se ka qenë mbështetësi kryesor i dy vellezerve Veshaj, por asnjë prej tyre nuk i ka telefonuar më, duke lënë të kuptohet për ndonjë hatërmbetje mes tyre.

 

‘Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje.

 

Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë’, u shpreh Llakaj.

 

Agroni theksoi se këtë mesazh mund t’jua kishte thënë edhe djemve por ka një muaj që nuk e kanë telefonuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...