‘Hyri papritur në zyrën time dhe më pa duke…’, mësuesit tregojnë momentet më të turpshme në sy të nxënësve

Këto janë disa nga momentet më të turpshme që mësuesit kanë kaluar me studentët.

1. “Isha vetëm dhe po haja akullore në sallën e mësuesve. Kishte mbetur dhe pak në tas, por vendosa ta hidhja. Pastaj ndërrova mendje dhe duke qenë se tani ishte drejt në kosh, mora edhe një lugë. Pikërisht në atë moment hyri një student dhe më pa.”

 

2. “Një student hyri në tualet, të cilin mendoja se e kisha mbyllur. Më pa ulur në WC duke kruajtur hundën.”

 

3. “Kur u bashkuan Jonas Brother, shpërtheva nga gëzimi dhe nisa të vallëzoj në klasë. Dy nxënës hynë papritur dhe më panë.”

4. “Një ditë, nuk mbaja mend nëse kisha hedhur deodorant në mëngjës, kështu që kontrollova sqetullat meqë isha vetëm në klasë. Një nxënës hyri dhe shtangu.”

 

5. “Isha duke përkahur studentët e mi në një garë vrapimi, kur m’u këput rripi i bluzës dhe më doli gjoksi. Studentët bënë shaka duke thënë se ‘isha duke shpërqëndruar ekipin kundërshtar’.”

 

6. “Vitin e kaluar, pata një histori me një koleg. Ishte seksi më i mirë në jetën time, por u përpoqëm ta mbanim historinë jashtë shkollës. Me raste, i vidhnim ndonjë puthje njëri-tjetrit. Një ditë, ishim te dhoma e fotokopjes dhe nisëm të përkëdheleshim. Një prej nxënësve hyri. Momenti më i tmerrshëm i karrierës sime.”

 

7. “Një nga studentët, së bashku me familjen e tij, më pa duke blerë Monistat (ilaç kundër infeksioneve vaginale). Ishte shumë siklet.”

8. “Dikur po ndihmojë një student me ushtrimet e matematikës. Teksa po flisja, më ra pak pështymë në prehrin e tij. Ai ngriu. Unë ngriva. Mendova për një çast që ta fshihja, por kjo do ta dreqoste situatën. Kështu që, mbarova dhe u largova me mirësjellje. Nuk e diskutuam kurrë.”

 

9. “Isha vetëm në klasë dhe nuk prisja të vinte njeri. Ngrita këmishën dhe po rregulloja reçipetat, pa e vënë re se një nxënës kishte hyrë për të marrë shishen e ujit. Pa gjithçka.”

10. “Një student hyri papritur në zyrën time dhe më pa duke nxjerrë qumësht gjiri me pompë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...