Helmoi vjehrren më fotoksinë, kërkohet 35 vjet burg për nusen

328

Prokuroria ka kërkuar 35 vjet burg për Marjana Çmetën.

- PUBLICITET -

Ajo akuzohet se në 30 prill 2018 ka helmuar me fotoksinë vjehrrën e saj Lirie Lami, në atë kohë 48 vjece.

Fillimisht vdekja e Lirie Lamit në Kamëz u raportua si natyrale, mirëpo hetimet nxorrën në dritë, një tjetër histori shumë më të rëndë.

Pas debateve në familje Marjana Çmeta kishte helmuar vjehrren Lirie Lami, një krim të cilin anëtarët e tjerë të familjes nuk kishin marrë guximin ta denonconin ( ndonëse kishin dyshime të forta) pasi kishin frike nga opinion I keq që mund ti përndiqte në rrethin shoqëror.

Për moskallëzim krimi, bashkëshorti I viktimës u dënua me 4 muaj burg, që do konvertohet në sherbim prove.

Vetë nusja e shtëpisë e kishtë rrëfyer krimin tek hoxha i zonës Hysen Shehu, I cili të gjithë këtë rrëfim e kishte regjistruar në video. Ndonëse ndaj hoxhës pati një hetim, akuzat ndaj tij u rrëzuan një ditë më parë dhe cështja në ngarkim të tij u pushua.

Tani radhën për tu gjykuar e ka nusja e shtëpisë Marjana Çmeta, për të cilën sot prokuroria kërkoi 35 vjet burg. Pritet vendimi I gjykates për ti dhënë fund gjykimit të një cështje, që në fakt tregon një pjesë të realitetit që shoqëron familjen dhe shoqërine shqiptare.

- PUBLICITET -