Ja pse duhet të hani sa më shumë gështenja në këtë stinë…

Gështenja është padyshim ndër frutat më të mira të sezonit të vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen dhe aromën karakteristike që ajo ka.

Mjafton një grusht gështenjash në ditë për të përfituar të gjitha vlerat ushqyese për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale.

Nutricionistët thonë se pjekja e gështenjave e bën më të thellë aromën e tyre karakteristike, më të mprehtë shijen por mbi të gjitha ruan vlerat fantastike të tyre.

Vlera ushqyese e gështenjës:

Në 100 gramë gështenja do të gjeni, 67 mg vitaminë B, 27 mg kalçium, 2,38 mg hekur, 175 mg fosfor, 6.4 mg proteina dhe 374 mg kalori.

Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idele kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

Kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.

Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...