Rudina Xhunga flet për jetën me vajzën: Kur lindi e mbajti i ati gjithë natën, sepse unë isha…

Ajo është një gazetare e njohur për publikun, e cila prej shumë vitesh tashmë me profesionalizëm ka ditur të drejtojë emisione politike të suksesshme.

Por ndryshe nga daljet e tjera televizive, Rudina Xhunga ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me vajzën e saj, Alana Hila për të folur më gjatë dhe për marrëdhënien e tyre.

Në daljen e parë televizive të vajzës së saj, gazetarja tregoi se pas lindjes së Alanës për të ka ndryshuar edhe mënyra e të parit të botës.

“Kur lindi Alana, ma kanë vënë në krahë për herë të parë dhe nisi të q ante. Por më vonë e ka mbajtur babi sepse mua s’po më dilte mirë nar koza dhe kam fjetur gjumë. Për mua tani ka ndryshuar mënyra e të parit të botës. Përpara se Alana të lindte, puna dhe argëtimi ishin kryesoret, ndërsa tani Alana është e para.

Alana ka karakter, kështu ka thënë Erjona Shehu kur i ka parë lëkurën dhe ka vërtetë. Mbase gab imi ynë ishte që e futëm në shkollë shumë shpejt, por nuk mund të them që është shumë gabim sepse ka shoqe shumë të mira dhe ka mësues të mirë. Mendoj se pika kyçe është edukimi dhe prandaj kam shumë qejf jo thjeshtë t’i tregoj përralla dhe t’i bëj libra me përralla Alanës. Dhurata më e madhe që ne mund t’i bëjmë botës është edukimi i fëmijëve tanë”, tha gazetarja Rudina Xhunga.

“Mami është shumë e mirë dhe bën shumë mirë omletën. Mami ka merak kur unë hidhem. Kur të rritem unë dua të bëhem pianiste dhe artiste”, tha Alana./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...