Fotoja Rama-Obama/ Kush është personi që mund të dërgojë kryeministrin para drejtësisë amerikane

FaxNews zbulon detaje të reja si dhe emrin e shqiptarit që lidhi Ramën për të bere te mundur një foto me Obamën në 2012 gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha (Muça), i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

 

Personazhi tjetër, së bashku me greko-amerikanin, Wiliam Argeros që futën në SHBA 80 mijë $ përmes një skeme mashtrimi, u dënua me katër muaj burg. Por, çfarë ndodhi 7 vjet më parë. Atë kohë Argeros mësohet se i është kërkuar nga Edi Rama në opozitë dhe që përgatitej për zgjedhjet e 2013 t’i bënte një foto me Obamën për të ndikuar në zgjedhje tek elektorati shqiptar.

 

61-vjeçari Argeros, atëherë 7 vjet më i ri, i premtoi kryeministrit të ardhshëm shqiptar se do ta realizonte foton me Obamën, por se ai vetë e kishte të pamundur, por mund ta kryente këtë shërbim përmes një personi tjetër. Dhe këtu Rama fut në lojë mikun e tij e Fatos Mucha (Muça), emri i të cilit nuk përmendej deri dje, por doli në seancat gjyqësore te Wiliam Argeros, si dhe në dosjen e prokurorisë, pjesë të të cilave janë siguruar nga FaxNews. Siç shihet në foton e mëposhtme, Mucha (Muça) dhe Argeros kanë komunikuar së bashku me email për të dhënë kontributin në fushatën e Obamës në tetor të atij viti.

Vetë Mucha (Muça) e kishte të pamundur të realizonte kërkesën e Ramës me pretendimin se nuk ka dokumenta dhe pasaportë amerikane dhe gjen një mikun e tij Bilal Shehu, një biznesmen shqiptar në New Jersey me dokumenta të rregullta dhe nënshtetësi amerikane.

 

Ky i fundit ka pranuar para gjykatës fajësinë dhe u dënua. Mësohet gjithashtu se Wiliam Argeros, prej vitesh po bashkëpunon me drejtësinë amerikane për këtë çështje dhe prandaj përfitoi uljen e dënimit. Mashtrimi i autoriteteve duke futur para të huaja në SHBA me qëllim financimin e fushatës së kandidatëve për president, në këtë rast të Obamës, dënohet ashpër nga ligjet amerikane me minimumin dy vjet burg.

 

Por, Argeros ka treguar gjithçka, që nga presionet e kryeministrit shqiptar, infiltrimin në këtë histori të Fatos Mucha-s (Muça) dhe Bilal Shehut. Burime jozyrtare thonë se 80 mijë dollarë kanë ardhur nga Shqipëria, por emri i personit që i ka sjellë mbetet ende mister. Por kush është Fatos Mucha, miku i Edi Ramës?


Fatos Mucha (Muça)

 

Mucha (Muça) figuron pronar i disa kompanive fiktive në SHBA, pa asnjë punëtor. Ai ka mbërritur në SHBA më 1992 .

Tani autoritetet me ndihmën e të penduarit, Argeiros e kanë të qartë skemën dhe çështja është e hapur për Ramën dhe Muchën.


Fatos Mucha (Muça)

 

Fax News dhe Faxweb mëson se ish-kryeministri Berisha ka lobuar fort në Amerikë për të mos lejuar “groposjen” e kësaj çështjeje dhe për ta çuar deri në fund zbardhjen e historisë së 80 mijë dollarëve të paguar për një foto të Ramës me Presidentin amerikan Barack Obama.
Bëhet me dije se kjo çështje është ndjekur dhe nga ish-kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, aktualisht nënkryetar i Nënkomitetit për Punët e jashtme për Europën dhe EuroAzinë.
Vetëm pak muaj më parë Berisha postoi një foto me ish-kongresmenin amerikan gjatë një darke shumë miqësore me të dhe kryetarin e republikanëve Fatmir Mediu.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...