Vetëm pak ditë para dasmës, këngëtarja shqiptare lë pasanikun francez

Para disa muajsh e ftuar në në emisionin “Why not”, këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Duka, tregoi publikisht se ishte në një lidhje. Ajo zbuloi se shumë shpejt do të martohej në një ceremoni në Monaco, me një menaxher të pasur nga Franca.

Menaxheri u cilësua dhe si ‘bos’ pasi ai i kishte blerë Alidës një orë me 10 diamante. Mirëpo së fundmi në një intervistë për “PanoramaPlus”, këngëtarja ka treguar se lidhja e dashurisë ka marrë fund.

“Lidhja me francezin Xavier ishte një lidhje shumë e veçantë për mua, e cila la gjurme tek unë. Për këtë arsye publikova dhe këngën “Krejt me harru” para ca kohësh.”- ka treguar ajo. Më pas ajo ka pranuar se është ndarë nga ai pasi nuk ka ditur ta vlerësojë: “Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka edhe pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë”,- përfundoi Alida.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...