Rama zbulon “sekretin”: Jam operuar në QSUT

Pasditen e së hënës u publikua në rrjetet sociale historia e 29-vjeçarit Erion Xhangolli nga fshati Barç i Korçës, i cili është i sëmurë dhe ka nevojë për trajtim mjekësor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka dhënë sqarime për rastin në fjalë dhe i ka kthyer përgjigje komentuesve akuzues në rrjetet sociale. Rama shkruan se Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve shëndetësore.

Rama u përgjigjet njerëzve që kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, dhe i fton ata të kujtojnë se si ishin spitalet vetëm 6 vite më parë dhe njofton se vetë ministrja e Shëndetësisë ka bërë të mundur transferimin e djalit drejt spitaleve të Tiranës.

Rama shkruan gjithashtu se Erioni po merr shërbimin e duhur mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas publikimit të këtij lajmi nga Rama, kanë qenë të shumtë komentuesit që e kanë mbytur kryeministrin me pyetje nga më të ndryshmet.

Njëri nga komentuesit e pyet Ramën se “kur sëmuret vetë pse zgjedh spitalet jashtë.?” Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se ai vetë ka kryer një operacion në QSUT gjatë kohës që ka qenë kryeministër. “Kush ta tha ty këtë apo e merr me mend zotrote?! Unë shyqyr s’jam sëmurur akoma, po një operacion të vogël para ca vitesh e kam bërë në QSUT që ta dish”, shkruan Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...