Adoleshentja kthehet ne shtepi nje jave pasi ‘u zhduk’, deklaron se iku pas zenkave me njerin nga vellezerit

ANje jave nga zhdukja me 23 shtator te ketij viti kthehet ne shtepi 17-vjecarja nga Lezha, Valentina Cuni. Pas denoncimit ne ’’Pa gjurme’’ perfundon Odisea e fshehjes se adoleshentes, dyshuar se u genjye nga disa persona te cilet e mbajten ne Tirane, me qellim trafikimin.

Kembengulja per te rene ne gjurmet e Valentines, duke e risjell historine e adoleshentes nga Lezha edhe kete te hene ne ’’Pa gjurme’’, solli kthimin e saj ne shtepi. Pergjate 60 minutave transmetim live ne kerkim te 17-vjecares, pak minuta para perfundimit te emisionit, vellai i Valentines Kristjani njoftoi kthimit ne shtepi te 17-vjecares, ndersa ne studio nena Vitore Lazeri dhe vellai Edmond Cuni benin apel per ndihme.

Valentina Cuni u largua nga shtepia nje jave me pare ndersa ’’Pa gjurme’’ zbuloi vendndodhjen e adoleshentes, pas apelit per ndihme bere nga nena e saj. Mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e 17-vjecares ne Tirane, me nje pershkim te ngjashem me fotot te bera publike gjate transmetimit te emisionit, ne rrugen ’’Ali Demi’’ ne Tirane. Gjate transmetimit live reagoi ajo qe pretendoi te jete mikesha 17-vjecares, ku me ane te nje mesazhi derguar’’Pa gjurme’’ sqaronte arsyet e largimit te Valentines:

“Valentina ndodhet, ne nje banese ne rrugen ’’Ali Demi’’, ne Tirane dhe eshte larguar nga shtepia per shkak te zenkave me familjaret, vecanerisht me nje prej vellezerve. Nuk e mban njeri me zor, por nuk deshiron te kthehet ne familje.” ka thene mikesha e 17 vjecares.

Por mesa duket ky mesazh ka qene i qellimshem, pas presionit mediatik qe ndikoi ne kthimin e 17 vjecares ne shtepi.

’’eshte kthyer ne shtepi, por nuk deshiron te flase. Eshte mire me shendet’’-tha Kristjan Cuni, vellai i 17-vjecares, kjo e fundit nuk pranoi te flase live ne studio.

Valentina Cuni u kerkua ne Pa Gjurme qe prej javes se kaluar. Ajo doli nga shtepia rreth ores 07:30 te henen e dates 23 shtator dhe nuk u kthye me. Diten qe u largua nga shtepia ishte mjaftuar vetem me nje mesazh qe i kishte derguar te vellait ate pasdite, ku i shkruante se ndodhej me nje shoqe dhe se nuk deshironte te kthehej ne shtepi.

Qe nga momenti i humbjes, celulari i adoleshentes rezultoi i fikur. Ajo jetonte me dy vellezerit me te medhenj dhe me nenen e saj, pas ndarjes se dy prinderve 15 vite me pare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...