HYRJELAJMEMe gjoksin zbuluar/ I dashuri në kërkim për ngjarjen e Santiago...

Me gjoksin zbuluar/ I dashuri në kërkim për ngjarjen e Santiago Malkos

Trejsi Sejdini, vajza e showbizit që tërheq vëmendjen e të gjithëve, së fundmi na ka treguar detaje nga jeta e saj luksoze. Sejdini gjithë luksin e saj e reklamon herë pas here në rrjetet sociale, me udhëtimet, veshjet dhe së fundmi me bizhuteritë e shtrenjta.

Në një foto të publikuar nga ajo në rrjetin social Instagram, shfaqet një kuti plot për plot me gjerdane floriri, vlerë e të cilave mund të shkojë në miliona lekë. Ndërsa tek një tjetër ajo shfaqet seksi, ku nuk ka hezituar të tregojë edhe format e saj trupore, si gjoksin.

Por nga kush i vjen gjithë ky luks Trejsi Sejdinit?

Trejsi Sejdini është e dashura e Leonard Dukës, një prej personave të shpallur në kërkim për vr asjen e ish-policit, Santiago Malkos. Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Leonard Duka, një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë dhe familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, nofkë që reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Por pjesë të luksit të tij ka bërë edhe të dashurën.

Ai i ka dhuruar asaj një makinë tip “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro, automjet ky më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill.

Por pavarësisht situatës së keqe që po kalon i dashuri i saj, Trejsi duket se vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin. Ose të paktën kështu shfaqet në rrjetet sociale.

TE TJERA

spot_img