Katër të rinj përfshihen në aksidentin e frikshëm, makina e tyre përfundon në kanal dhe…

421

Katër të rinj që udhëtonin më një automjet të tipit “Benz” janë aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut.

Sikurse shihet nga videoja më poshtë e siguruar për ShkodraWeb nga një person në vendngjarje, mjeti ka përfunduar në kanal. Nga informacionet e para mësohet se dy prej të rinjve kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit të Laçit.

Sipas komunikatës së Policisë, shkak për aksidentin është bërë pr.erja e rrugës së një mjeti tjetër. Ndërkohë, forcat policore janë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

/shkodra web/