Iphone 11 me probleme, kompania Apple paralajmëron blerësit

Kompania prestigjoze Apple duket se nuk ka pasur një javë dhe aq të mirë.

 

Me miliona përdorues të Iphone, janë ankuar këtë javë për Iphonin më të ri të dalë në treg, duke thënë se telefoni i tyre kishte një sërë problemesh të ndryshme, duke filluar që nga cilësia e pamjes, ngjyrat, dritat e deri tek problemi i hakimit, dhe i sigurisë së pamjaftueshme.

 

Me qindra telefona kanë mundur të hakohen nga burime të paidentifikuara, dhe shumë përdorues kanë deklaruar vjedhjen e të dhënave te tyre.

 

Kompania Apple, njoftoi se nëse Iphonat e blerë shfaqin probleme, klientët duhet t’i rregullojnë ato vetëm në teknikët e çertifikuar të Apple, të cilët sigurisht janë dhe më të kushtueshëm se një teknik çfarëdo. Çdo pjesë e telefonit tuaj duhet të jetë marrë nga Apple, dhe nëse tekniku nuk i porosit pjesët tek Apple, ju do të merrni një njoftim nga kompania ku do ju bëhet e qartë që telefoni juaj nuk është riparuar nga Apple.

 

Në muajt e ardhshëm, kompania Apple do të bëjë të mundur që çdo riparim apo ndërrim pjesësh të telefonave Iphone që ajo prodhon, të kryhen vetëm në teknikët e çertifikuar të Apple.

 

Kjo gjë, nuk i ka pëlqyer klientelës së kompanisë, e cila tashmë duhet të shpenzojë më shumë për të riparuar telefonat e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...