Ervin Kurti ‘fut në shtrat’ Romeo dhe Donald Veshajn, mësoni anët e errëta të binjakëve

Meqenëse Ervin Kurtit i ka dalë nami se ka fjetur me të gjithë personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, dy binjakët Romeo dhe Donald Veshaj nuk e kishin pasur këtë “fat” më herët. Sot, nga “E diell”, Ervini dhe vëllezërit menduan t’ia jepnin publikut këtë kënaqësi, simbolike, por edhe duke zbuluar disa të vërteta në ‘errësirë’, që binjakët nuk i kishin thënë më parë.

 

Po çfarë zbuluan dy binjakët sot në shtrat?

1. Defekti më i madh i Agron Llakajt: “Defekti më i madh që ka Goni është se e ka zemrën shumë të madhe, sepse i prish punë me shumjë njerëz. I beson shumë dhe besimi i kthehet në këtë krevatin me paleta…”, – tha Romeo për Agron Llakajn.

 

2. Në sezonin e ri televiziv, binjakët nuk do të jenë më me Agron Llakajn: Siç thanë ata, do të jenë në të njëjtën shtëpi, por në një dhomë tjetër: “Ne nuk e shpallim divorcin me Gonin, vazhdojmë të jemi një shtëpi e madhe, por thjesht kemi kaluar në një dhomë tjetër. Goni do të ngelet gjithmonë njeriu që na realizoi ne të dyve. Ai e di shumë mirë këtë gjë, sepse unë ia kam thënë, por gjej rastin t’ia them edhe live. Është njeriu që unë i dedikoj të gjithë karrierën time artistike”, – tha Romeo duke folur njëkohësisht edhe në emër të Donaldit.

 

3. Notën 10 te “Portokallia”, sipas Donaldit, e meriton Flor Binaj, ndërsa Romeo nuk donte të vendoste një notë 4 për ndonjë aktor, por tha se edhe për të Flori dhe Gazi janë më të mirët në spektaklin e humorit.

 

4. Aktualisht, asnjëri nga binjakët nuk fle vetëm: “Pse duhet?”, – u përgjigjën ata njëzëri ndërsa Ervini u bëri pyetjen nëse flenë vetëm apo…

 

5. Ajo vajza me të cilën Donaldi u pa në Dhërmi e që më pas mbushi të gjithë portalet është “hija ime, xhindi im”,- tha ai me humor, por pranoi se është një vajzë që ekziston vërtet ….

 

6. Më tej, binjakët folën edhe për Borën, Jonidën, por gjithmonë të rezervuar për detajet e jetës së tyre private.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...