U quajt ‘Princi i Këngës’, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari popullor meksikan José José, i njohur si “Prince of Song”.

Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij të shtunën, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të dashur të Meksikës.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milionë disqe. Ai mori disa nominime Grammy.

Këngëtari vdiq në një spital në jug të Floridas pas një beteje me kancerin e pankreasit, thonë raportet e mediave.

Këngëtari, kantautori dhe aktori i rastit, emri i vërtetë i të cilit ishte José Rómulo Sosa Ortiz, u ngrit në majën e klasifikimeve latine në vitet 1970 me këngë të tilla si “El Triste”

Suksesin do ta arrinte vitet 1980, dhe albumi “Secrets” i publikuar në 1983 do të shënonte kulmin e karrierës së tij.

Zëri i artistit, një kombinim i baritonit dhe tenorit lirik, mahniti audiencën ndërsa stili i tij i veshjes së kostumeve të theksuara me lidhëse harku, shami xhepi dhe shall mëndafshi u kopjua në të gjithë Amerikën Latine.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...