Moti vazhdon me surpriza : Ja si do te jete java e pare e tetorit

192

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, u “pushtuan” nga moti i keq, i cili shkaktoi përmbytje të shumta. Më pas pati një përmirësim të motit dhe prej disa ditësh në të gjithë vendin ka qenë mot i ngrohtë dhe i kthjellët.

PUBLICITET

 

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak (SHMU), edhe ditët në vazhdim do të vijojnë me kushte optimale deri mbrëmjen e së mërkurës.

 

Ditën e enjte dhe të premte pritet që shirat të rikthehen, kryesisht në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore, ku reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe me erëra të forta mbi 28 metra/sekondë.

 

Parashikimi i detajuar i SHMU për të gjitha qarqet e vendit:

Dita e henë do të nisë e kthjelltë e në mesditë zhvillim të vranësirave duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal pergjatë relieveve malore në Veriperëndim dhe qendër të vendit.

 

Ditën e martë do të mbiozotëroj mot i kthjellët. Dita e mërkurë do të nisë me kthjellime, në pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura.

Ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intesitet deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intesitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek.

 

Përsa i përket fushës termike mëngjeset e mbrëmjet do të jenë të freskëta, por rënia më e ndjeshme do të jetë ditën e premte në vlerat e mesditës

PUBLICITET