Kolazh me fjalë të urta shqiptare, të ruajtura ndër shekuj!

Fjalët e urta shqiptare, shpesh herë të pa përkthyeshme në gjuhë të tjera të botes, mbartin brënda tyre një kuptim po aq sa të bukur, edhe me domëthënie të madhe.

 

Fjalët e urta shqiptare, janë kaluar brez pas brezi ndër shekuj, dhe ende sot përdoren madje edhe midis të rinjve shqiptarë.

 

Ja kush janë disa nga fjalët e urta popullore më të bukura shqiptare:

– Kali i botës të lë në udhë!

-Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

-Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

-Një krimb thanë një lis!

-Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

-Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

-Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

-Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

-Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

-Gjithë gishtat dhembin njësoj!

-Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

-Derë e botës s’është strehë e kokës!

-Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan!

-Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë!

-Shtëpi pa fjalë, e peshk pa hale nuk ka!

-Budallai shkon tek e ngasin!

-Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë!

-I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri!

-Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...