Elvis Shkodrani, instrumentisti universal që “mori si mbiemër” vendlindjen e tij…

Elvis Vallasi, i njohur në art me emrin Elvis Shkodrani, për arsye të vendlindjes së tij në Shkodër,

është një instrumentist jo si gjithë të tjerët. I apasionuar pas muzikës dhe instrumentit të klarinetës, Elvisi 34-vjeçar, mbaroi studimet pranë shkollës “Prenkë Jakova” në Shkodër me rezultate të shkëlqyera, vazhdoi studimet pranë Liceut “Jordan Misja” dhe më pas Universitetin e Arteve të Bukura, ku diplomohet në bachelor si student i ekselencës.

Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesëmarrës si klarinetist në shumë orkestra simfonike edhe të Universitetit të Arteve, por edhe më gjerë, siç janë Filarmonia e Shtetit në koncertet e 3 tenorëve apo dhe te Filarmonia e Tiranës, si dhe te banda e Tunxhit e Radio Televizionit Shqiptar si saksofonist.

Aktivitetet e panumërta të Elvisit, aty ku bie në sy talenti i tij, e bëjnë atë shumë të kërkuar jo vetëm në skenat klasike shqiptare, por edhe në ato moderne të trendy-t të kohës, si edhe në eventet familjare folkloristike. I apasionuar mbas çdo zhanri muzikor, ai ka arritur të jetë prezent në çdo stil muzikor me bashkëpunime të panumërta me artistë shumë të njohur të vendit tonë, si dhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ia vlen të përmendim këtu bashkëpunimin me Studion “Threedots” prej 4 vitesh me kantautorin dhe drejtuesin e studios, Flori Mumajesin.

Ai ishte pjesë e disa sukseseve, që vërtet bënë shumë bujë në tregun muzikor si “Nallane 2”, “Mori” apo dhe “Skifterja e zemrës”. Bashkëpunimet me kompozitorët Adrian Hila, Shpëtim Saraçi etj., me të cilët ka lançuar në tregun muzikor shumë e shumë këngë për këngëtarë të ndryshëm, përbëjnë një background shumë të pasur të tijin. Nga sukseset e njohura dhe që ai e ka shumë për zemër, është pjesëmarrja në “Këngën Magjike 2018” me këngën “Zhurmë”, kënduar nga këngëtarja Fifi dhe që fitoi çmimin e tretë në këtë eveniment dhe ftesat në Top Channel dhe Tv Klan.

Realisht, bashkëpunimet e tij janë të pafundme me yje të skenës shqiptare dhe kosovare si: Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Sidrit Bejleri, Artiola Toska, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Juljana Pasha, Era Rusi, Eneda Tarifa, Poni, Devis Xherahu, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Fifi, Nadi Matoshi, Shkurte Gashi, Ramadan Krasniqi, Getoar Selimi etj.

Nga eventet në vazhdim vlen të përmendim që së shpejti Elvisi do ngjitet sërish në skenë, kësaj radhe në skenën e Pallatit të Kongreseve për koncertin e radhës së “3 tenorëve”, i cili organizohet çdo vit. Aty ai do performojë me klarinetën e tij plot pasion, siç ka bërë çdo ditë të jetës së tij artistike. Elvis Vallasi ka edhe një veçori që atij i dhuron jo pak kënaqësi, sepse në njëfarë mënyre i jep krenarinë qytetit të tij të lindjes, Shkodrës, gjithë rrethit artistik të kolegëve, por edhe popullit të thjeshtë.

Prandaj, publiku dhe mediat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi e njohin si “Vis Shkodrani”, në shenjë respekti që ai ka lindur në atë qytet, nga i cili kanë lindur shumë e shumë figura të artit, sportit e kulturës. Në një nga koncertet e tij, ai kujton me kënaqësi atë të datës 12 korrik të këtij viti,

ku performancës së Orkestrës Filarmonike me tenorët Kastriot Tusha e Josif Gjipali, si dhe sopranos Manjola Nallbani, iu bashkuan si të ftuar nderi edhe një nga bandat muzikore të Ushtrisë Amerikane, me të cilët performuan së bashku. Ne i urojmë suksese këtij talenti të artit shqiptar!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...