Shqiptarët arritën të siguronin 450 mijë euro/ Elvis Naçi jep lajmin e hidhur: Emro e mbylli jetën e kësaj bote

Imami dhe bamirësi, Elvis Naçi sapo ka dhënë një lajm tepër të hidhur.

Përmes një statusi në “Facebook”, imami i njohur ka njoftuar se 21-vjeçari nga Ulqini, Emro Abazi, ka ndëruar jetë ditën e sotme.

Naçi shkruan:

Emro e mbylli jeten e kesaj bote por lusim Zotin e Gjithesise ta fali, meshiroje dhe ta dergoje ne Xhenet ne boten tjeter. Amin.
I riu që preku mbarë shqiptarët me historinë e tij të dhimbshme, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor në Gjermani.

Terapitë për trajtimin e Emros shkonin deri në 450 mijë euro, shumë të cilën shqiptarët e kudondodhur arritën ta siguronin duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë 21-vjeçarit.

Fatkeqësisht i riu nuk mundi dot t’ia dalë mbanë. Ai është përcjellë në banesën e fundit pasditen e sotme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME