Shqipëria në mbijetesë për bukën e gojës

Berati, Dibra Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime më shumë se vitet e tjera.

 

Sipas të dhënave të INSTAT në kato tre qarqe të vendit gati 50% e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore. Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018-të ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

 

Në Berat 52.4 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për ushqime, duke u rritur me gati 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Gjithashtu dibranët çuan më shumë se 51% të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe po në këtë masë edhe durrsakët. Gjithashtu Elbasani Fieri dhe Gjirokastra shpenzuan për ushqime më shumë se mesatarja kombëtare me mbi 47% të buxhetit mujor.

Në Tiranë familjet çojnë 39.7% të buxhetit për ushqime, niveli më i ulët në shkallë vendi pas Vlorës e cila çon vetëm 39.6% të buxhetit të saj për ushqime. Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

 

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

 

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...