Renato Mekolli do të martohet në ‘Hell’s Kitchen’, kush është vajza që i mori zemrën

Në tetor nis në ekranin e Top Channel sezoni i dytë i emisionit të gatimit ‘Hell’s kitchen’, drejtuar nga shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli. Në këtë edicion të dytë ai ka premtuar shumë surpriza dhe së fundmi ka zbuluar një të tillë: Renato Mekolli do të martohet!

Para disa ditësh kuzhinieri lajmëroi se do të martohet në emisionin e tij dhe tani e ka vërtetuar se e ka shumë seriozisht. Ai ka folur sërish për dasmën dhe ka treguar se nuk ka kthim mbrapa. “Dasma do të bëhet… Nuk ka kthim mbrapa! Dhe do të bëhet në “Hell’s Kitchen”. Premierë në tetor në “Hell’s Kitchen”- janë fjalët e Renatos në një postim të ruajtur nga ‘IconStyle’.

Martesa në fjalë e cila do të zhvillohet në emision, e ka rritur akoma më shumë kureshtjen e publikut. Të gjithë mezi po presin që ‘Hell’s Kitchen’ të startojë dhe të zbulohet se kush është vajza misterioze që i ka marrë mendjen dhe zemrën kuzhinierit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...